4. Kontrolli
1. Kontrolli si funksion i menaxhmentit
Kontrolli si funksion i menaxhmentit ka te beje me matjen, vleresimin dhe krahasimin e rezultateve te arritura me ato te planifikuara me qellim te marrjes se masave kerogjuese nese eshte e nevojshme.
Kontrolli eshte drejtëpërsëdrejti i lidhur me planifikimin kun e menaxhment shpesh njihen si “binjakët e Siamit”.
Sistemi informativ eshte baza elementare e kontrollit, ai sherben per vleresimin dhe pershtatjen e perpjekjeve dhe qellimeve.
Lende e kontrollit eshte suksesi i njerezve ne pune, perkatesisht rezultatet e arrtiura ne nivel te organizates.
Kontrolii ekziston per shkak te pamundesise se menaxherit per parashikimin e te ardhmes ne menyre te plote. Kontrolli i mire i mundeson menaxherit te shohe shmangiet, tejkalimet apo mungesat potenciale nga ato te planifikuara.
2. Percaktimi i kohes per kontroll
Ekzistojne tri faza per percaktimin e kohes per kontroll:
faza preliminare (parakontrolli) – paraqet masat preventive para aktiviteteve, qe te shmangen apo minimizohen gabimet
faza vijuese (kontrolli gjate punes) – percjellja e aktiviteteve gjate rrjedhes qe ashtu qe te behen korigjimet e mundshme
faza e pastajme (kontrolli pas punes) – pas perfundimit te aktiviteteve dhe paraqitjes se gabimeve duhet qe ato masa te perseriten.
Qe kontrolli te jete efikas duhet te identifikohen dhe kontrollohen faktoret te cilet kane ndikim ne realizmin e qellimeve.
3. Cikli i kontrollit
Cikli i kontrollit perfshine distancen kohore nga momenti i ndertimit te standardeve te afarizmit e deri te marrja e masave korigjuese.
Cikli i kontrollit perbehet prej tri pjeseve:
Ndertimi i standardeve
Matja dhe krahasimi i rezultateve afariste sipas standardeve dhe
Ndermarrja e masave korigjuese – nese jane te nevojshme.
Standardet mundesojne orientimin e resurseve sipas qellimeve. Mataja dhe krahasimi i rezultateve na ofron pasqyren e shfrytezimit te resurseve, ndersa marrja e masave korigjuese paraqet aktivitetin e menaxherit per korigjimin e afarizimit te dobet.
4. Standardet e afarizmit
Standardet e afarzimit paraqesin realizimin e qellimeve sipas planifikimit.
Ndertimi i standardeve te afarizmit behet me qellim te percaktimit te qellimeve (per ate qe deshirohet te arrihet) dhe per planifikimin e menyrave per realizimin e tyre.
Standardet perfshijne faktoret sasior, cilesor, shpenzimet, kohen e te ngjashme.
Standardet mund te jene te ndryshme si:
Standardet e profabilititetit – sa profit duhet te realizoje kompania ne kohe te caktuar;
Standardet e pozites ne treg – vendi i kompanise ne segmente te tregut- BCG matrica;
Standardet prduktivitetit – sa duhet prodhuar çdo segment i organizates per kohe te caktuar;
Standardet e pozitave udheheqese – çfarë duhet bere per te udhehequr ne treg, ne kuptim te lansimit te prodkteve te reja;
Standardet e zhvillimit te resurseve njerezore – caktimi i programimit te seleksionimit, rekrutimit, ushtrimit, edukimit te njerezve;
Standardet e motivimit – caktimi i kodeksit te sjelljeve organizative ne kompani;
Standardet e pergjegjesise publike – pjesemarrja e kompanise ne zhvillimin e pergjithshem shoqeror;
Standardet e ekuilibrit midis qellimeve – afatshkurta dhe afatgjata (koha e zgjatjes se qellimeve)
5. Masat per vleresimin e suksesit te afarizmit
Vleresimi dhe krahasimi i rezultateve me standarde paraqet pjesen e dyte te ciklit te kontrollit.
Struktura organizative, sherbimet e kontabilitetit, lidhjet prapavajtese paraqesin mjete te rendesishme per vleresimin e suksesit te afarizmit.
Sherbimi i kontabilitetit eshte pergjegjes per matjen e suksesit te afarizmit dhe per informatat e lidhjeve prapavajtese kthyese.
Kohen e fundit aplikimi i teknikes dhe teknlogjise ka beret e mundur krahasimin e rezultateve, perkatesisht suksesit te afarizmit ne menyre shume me te sakte.
No comments:
Post a Comment