Thursday, February 6, 2014

K2

Planifikimi i afarizmit te teresishem



Planifikimi i afarizmit te teresishem eshte nensistem i planifikimit si faze e procesit te menaxhmentit.


Ky lloj i planifikimit ka per qellim integrimin e planeve dhe buxheteve per realizimin e qellimeve te organizates. Per ta kuptuar fushen e veprimit ate do ta ndajme ne mjedise te caktuara.


Mjedisi i planifikimit perbehet prej dy komponentave:


Kapaciteteve disponuese te resurseve dhe


Kerkeses potenciale per prodhime dhe sherbime.


Ndarja e tille e mjedisit kerkon dy analiza:


Analizen e outputeve ose kerkesen dhe


Analizen e resurseve apo inputeve.



Planifikimi financiar



Planifikimi financiar ka te beje me vleresimin e strategjive apo taktikave te ndryshme. Kriteret themelore te planifikimit financiar jane:


Rentabilitieti i ndermarrjes


Likuiditeti i ndermarrjes.



. Kriteri i rentabilitetit



Kriteri i rentabilitetit paraqet raportin midis fitimit te realizuar ne njeren ane dhe mjeteve te nevojshme ne anen tjeter.


Raporti i kthimit te investimeve dhe qarkullimit te kapitalit se bashku me marzhen e fitimit perbejne indikatorin e rentabilitetit te organizates.


Per shtimin e shumes se mjeteve te kthimit ne investime perdoren metoda te ndryshme:


Shtimi i shitjes (permisimi i qarkullimit te kapitalit dhe marzhes se fitimit)


Kufizimi (reduktimi) i shpenzimeve te afarizmit (rritja e marzhes se fitimit)


Kufizimi (reduktimi) i mjeteve te teresishme ne nivel te njejte te nivelit te shitjes dhe marshes se fitimit (shtimit i koeficientit te qarkullimit te kapitalit)


Kombinimi i varianteve te ndryshme nga (1-3)



                                13.2. Kriteri i likuiditetit



Me kriter te likuiditetit kuptojme aftesine e firmes qe me kohe tu pergjigjet obligimeve. Shpesh ndodh qe per shkak te natyres se qarkullimit te mjeteve firmat ndodhen ne situate te palakmueshme, pra kane mungese te mjeteve per tju pergjigjur obligimeve.



                                  13.3. Analiza rentabilitetit



Analiza e kufijve te rentabilitetit eshte mjet i rendesishem per vleresimin e altenativave financiare ku se bashku me modelin sasior te vendimeve dhe metodat e vendosjes paraqesin bazen e procesit te planifikimit.


Kufinjte e rentabilitetit (pika kritike) i ndihmojne firmes te krijoje nje pasqyre se si nje grup faktoresh ndikojne ne nje grup tjeter.


Gjate analizes se rentabilitetit mund te perdorim modele skematike apo matematikore qe te paraqitet raporti ne mes shitesve, shpenzimeve dhe prodhuesit. Shpenzimet mund te ndahen sipas dinamikes se vellimit te prodhimit ne: a) fikse dhe b) variabile.


No comments:

Post a Comment