Thursday, February 6, 2014

1.Kuptimi dhe definimi i menaxhmentit

                         1.Kuptimi dhe definimi i menaxhmentit


Kuptimi i menaxhmentit


Fjala menaxhment rrjedh nga fjala angleze ‘to ménage’ qe ka kuptimin e udheheqjes, qeverisjes, drejtimit etj.

Menaxhmenti ka edhe sinonime si: vendosje, rregullim, planifikim, kontrollim, organizim, arritje e qellimieve, realizim si dhe dominim, manipulim etj.

Nga analizimi i ketyre sinonimeve vijme ne perfundim se keto perfshijne: rregullimin, planifikimin, kontrrollin, organizimin, drejtimin apo realizimin. 


Definimi i menaxhmentit


Lidhur me definicionin e menaxhmentit ka mendime te autoreve te ndryshem te cilat mendime pak a shume kane ngjashmeri.

Definicioni me i pergjithshem dhe me kuptimplote per menaxhmentin eshte se: ‘ menaxhmenti eshte aktivitet me te cilin kryhen funksionet e caktuara me qellim qe ne menyre efikase te sigurohen te sigurohet resurset dhe shfrytezohen perpjekjet njerezore dhe resurset fizike qe te arrihet ndonje qellim’.

Gjate definimit te menaxhmentit autoret e ndryshem ate e nderlidhin me qeverisjen, udheheqjen dhe drejtimin duke shkaktuar pakenaqesi.

Qeverisja- eshte process i planifikimit, organizimit, motivimit dhe kontrollit per arritjen e qellimeve te kompanise.

Drejtimi- eshte process i udhezimit te punetoreve ne detyra konkrete.

Udheheqja- eshte orientim i individeve dhe grupit kah qellimet e definuara te kompanise.


Menaxhmenti si aktivitet universal


Menaxmenti eshte aktivitet universal sepse parimet e tij gjejne zbatim si ne ekonomi ashtu edhe ne jeten shoqerore. Pastaj nese bejme ndarjen e organizatave ne profitabile dhe joprofitabile dhe pysim se si quhen keta njerez qe merren me organizimin apo udheheqjen pa dyshim se pergjigja do te ishte menaxher, prandaj tere aktiviteti i tyre quhet ‘menaxhment’ .

No comments:

Post a Comment