Thursday, February 6, 2014

K2

14.4. Kontabiliteti i udheheqjes



Ka te beje me mbajtjen e evidences dhe shfrytezimin e saj nga udheheqesit gjate marrjes se vendimeve. Kjo arrihet duke i mbledhur te dhenat nga evidence e pergjithshme, pastaj pason analiza dhe shihen alternativat e mundshme te aktivitetit financiar.


Ketu perfshihen edhe:


Qeverisja e bazuar net e dhena (DBA – database administration)


Sistemi i perpunimit, i bazuar ne te dhena (DBPS – database processing administration) dhe


Perpunimi elektronik i te dhenave (EDP – electronic data processing).



SWOT analiza



Personat te cilet merren me ndertimin e strategjise se ndermarrjes, apo me berjen e planeve (planeret) duhet te kene parasysh dy qeshtje:


Rezultatet e tanishme te kompanise


Ndikimet e mundshme te mjedisit te kompanise.


Rezultatet – efektet e tanishme te kompanise mund te maten duke vleresuar forcen dhe dobesite egzistuese.


Ndikimi i mjedisit ne ardhmerine e kompanise paraqet mundesite per veprim te suksesshem ne mjedis te caktuar dhe rreziqet potenciale qe vijne nga mjedisi.


Pra me rastin e berjes se planeve duhet analizuar kater faktore me rendesi:


Forca – Strength


Dobesite – Weakness


Mundesite – Opportunity


Rreziqet – Threats



TOWS analiza



TOWS matricen e ka zhvilluar gjate viteve te 80-ta Hajns Weihrich.


Esenca e kesaj teknike qendron ne analizimin e faktoreve te dobesive dhe efekteve potenciale te kompanise. Sipas TOWS matrices egzistojne kater strategji te mundshme:


WT – strategjia (kur tentohet zvoglimi i dobesive dhe rreziqeve)


WO – strategjia (kur tentohet zvogelimi i dobesive dhe njekohesisht shtimi i maksimal i mundesive te kompanise)


ST – strategjia (kur forcat potenciale te kompanise u kundervihen rreziqeve qe vijne nga mjedisi)


SO – strategjia (kur me forcen e kompanise shfrytezohen maksimalisht mundesite ne treg – mjedis).


BCG matrica



Sipas BCG matrices para se te krijohen planet duhet qe te pozicionohet firma ne aspektet e pervojes apo te afarizmit, po ashtu duhet te caktohet pozita ne raport me shkallen e shtimit – zhvillimit te afarizmit. Pasi ti bejme keto percaktime munde te bejme percaktimin e pozites se kompanise ne treg sipas BCG matrices. Kete munde ta shprehim ne kete aspekt:


Nese kompania ka pak pervoje ne biznes ndersa kerkesa per produkte te saj eshte e ulet ajo munde te falimentoje, prandaj duhet ta ndertoje strategji qe te rrise kerkesen e tregut.


Nese pervoja eshte e pakte, ndersa kerkesa ne treg per produkte te saj eshte shume e madhe atehere ajo duhet te synoje rritjen e prodhimit per te plotesuar kerkesen qe vjen nga tregu.


Nese pervoja eshte e larte dhe po ashtu afarizmi i kompanise eshte me kerkese te larte atehere kompania prin ne treg.


Nese kompania ka pervoje dhe kapital te madh po kerkesa per produkte te saj ne treg shkon duke u zvogluar atehere kompania duhet te synoje nxjerrjen e produkteve te reja ne treg.


Udheheqja e projekteve Eshte forme e veqante e aktiviteteve udheheqese te perqendruar ne planifikim, ekzekutim dhe pershtatshmeri te projekteve kushteve net e cilat punon ndermarrja. Modeli i udheheqjes se projekteve eshte nder teknikat me te rendesishme per kontrollit te shpenzimeve dhe dinamikes se aktivitetit afarist si dhe shmangien e deshtimeve potenciale financiare.

No comments:

Post a Comment