Thursday, February 6, 2014

K3

4. Specializimi i punes



Specializimi i punes paraqet kufizimin e te punesuarit vetem ne nje segment te ngushte te aktivitetit te punes. Nje kufizim i tille i te punesuarit rrit shkallen e aftesise per ate pune.


Kjo arrihet per disa arsye:


Se pari – sa me te kufizuara (ngushta) te jenë punet e te punesuarit ai do te jetë me i leverdishem.


Se dyti – nese punetorët kufizohen vetem ne nje fushe te ngushte te aktivitetit ata do te mesojne dhe perfeksionojne ate pune


Se treti – fuqia punetore behet me e lire.




                                     5. Gjeresia dhe thellesia e punes



Me gjeresi te punes - kuptojme numrin e operacioneve qe i punesuari i realizon gjate kryerjes se detyres. Gjeresine e punes duhet kuptuar si cikel te punes dhe nese cikli eshte i shkurter atehere kemi perseritje te shpeshte te punes, ndersa nese cikli eshte i gjate atehere kemi perseritje te rrale te punes.


Cikli i shkurte i punes ne aspektin teorik eshte me efikas, mirpo duhet marre parasysh lodhjen dhe monotoninë e shkaktuar nga perseritja e shpeshte e punes.   


Thellesia e punes – paraqet numrin e fazave qe realizohen me rastin e kryerjes se ndonje pune. Pra kur kryhet një punë ajo kalon neper disa faza si: planifikimi, sigurimi i resurseve, kryerja e punes konkrete etj.


Nese nje person i kryen te gjitha keto punë ai duhet te posedojë njohuri dhe pervoje te nevojshme ndersa secila punë kryhet nga nje person veq e veq ajo do te kryhet me lehte.



                                     6. Zhvillimi i organizates



Organizatat gjate zhvillimit te tyre levizin qofte ne drejtime pozitive (shtimi, rritja, zgjerimi) apo ne drejtime negative (ngushtimi, zvogelimi, rënja), kuptohet qofte ne aspektin sasior spo cilesor.


Pra organizatat gjate jetes se tyre kalojne peridha te ndryshme here kane rënjie, here kane ngritje kurse ndonjehere qendrojne stabile.


No comments:

Post a Comment