6.1. Shtimi horizontal
Me shtim horizontal kuptojme zhvillimin funksionale qe arrihet pas ndarjes se operacioneve punuese apo funksioneve dhe shtimit te numrit te punetoreve per ta realizuar nje qellim.
Shtimi horizontal eshte i kushtezuar me shtimin e puneve dhe detyrave operative.
Karakteristike e shtimit horizontal eshte shtimi i puneve dhe te punesuarve operativ perkunder puneve dhe te punesuarve menaxherik. Karakteristike tjeter e shtimit horizontal eshte se menaxheri mbanë kontakte te drejteperdrejta me te gjitha elementet (pjeset e vjetra dhe te reja te puneve dhe te punesuarve).
6.2. Shtimi vertikal
Shtimi vertikal i organizates ka te beje me shtimin e niveleve qe ndodhe si pasoje e shtimit horizontal, rritja dhe zhvillimi i organizates i pamundeson menaxherit qe te beje koordinimin e te gjitha puneve dhe te punesuarve “nen te” ne aspektin organizativ, prandaj ai ben shtimin e niveleve organizative qe dmth: kemi shtim vertikal.
Shtimi i organizates, shtimi i te punesuarve ne pune operative, kufizimi i kohes per koordinimin dhe specializimin e te punesuarve per pune dhe detyra konkrete paraqesin disa nga shkaqet e levizjes se organizates drejte shtimit vertikal apo ndarjes hiearkike te organizates ne aspektin organizativ.
6.3. Ndërlikueshmeria e shtimit
Me zhvillim organizativ dhe afarist te organizates qe vjen nga shtimi horizontal dhe ai vertikal kemi shtim te nderlikueshmërisë dhe ndërlikim te mardhenjeve ne mes njerezve.
Si shtimi vertikal ashtu edhe ai horizontal kane dobite dhe mangesitë e veta, deri sa me shtimin horizontal behet shtimi i puneve operative, specializimi i puneve etj. qe paraqet nje dobi, ne anen tjeter shtimi i punetorve dhe punes ia zvoglon menaxherit mundesine e koordinimit me sukses te tyre qe paraqet nje dobesi. Ndersa me shtimin vertikal krijohet mundesi e zhvillimit te organizates nga shtimi i niveleve hiearkike porn e anen tjeter kjo munde te ndikojë ne aspektin e mbikqyrjes se punetorëve operativ.
7. Autoriteti
7.1. Kuptimi i autoritetit
Derisa shtimi horizontal dhe ai vertikal ishte i kushtezuar nga ndaraja dhe specializimi i punes, mardhenjet ne mes njerezve duhet te balancohen duke shfrytezuar autoritetin.
Esenca e kuptimit te autiritetit qendron ne ndarjen e pergjegjesise se mes te niveleve hiearkike.
Ekzistimi i njesive prodhuese linjore dhe atyre me personel ndihmës, paraqet nevojen e shpjegimit te mardhenjeve midis njesive organizative ne nivel te organizates si subjekt ekonomik apo joekonomik.
Nese perpjekjet e njesise organizative jane te lidhura drejtëpërsëdrejti me qellimin themelor te organizates atëhere kemi njesi linjore, ndersa nese perpjekjet e njesive jane te lidhura ne menyre indirekte me qellimin themelor te organizates kemi te bejme me njesi organizative me personel ndihmes.
Nese mbeshtetemi ne ndarjen e njesive ne linjore dhe me personel ndihmes atehere duhet shqyrtuar edhe raportin e autoritetit qe egziston ne organizate. Keto raporte mund te jene:
funksionale
linjore
me personel ndihmes.
7.2. Autoriteti funksional(zakonisht merret nese ne nje organizate te caktuar ka nje funksion i cili eshte i nderlidhur me detyrat e pergjithshme qe kane te tjeret, p.sh : zakonisht jane IT-te)Per shkak te funksionit te tyre te gjithe kane nevoje per ta.
Shprehja autoritet funksional daton nga koha e Frederik Tajlorit i cili deshironte te arrije efikasitet duke rritur shkallen e ndarjes dhe specializimin e punes, pra duke ndare fazat e punes mendore nga ato manuale. Per te arritur kete qellim ai zhvilloi idene e parapuntorit funksional, i cili ka autoritet specific ndaj nje pjese te punes.
Duhet te permendur problemin e unifikimit te urdherave nga autoriteti funksional, kjo kalohet me definimin e plote dhe preciz te puneve e detyrave qe u besohen bartesve ne strukturen organizative.(ketu behet per here te pare nevoja e specializimit te veccante ne pune)
No comments:
Post a Comment