10. Struktura organizative
10.1. Ndarja ne sektore (departmentalizmi)
Me departmentalizim kuptojme grupimin e detyrave dhe aktiviteteve ne sektorë te veçantë, kur menaxherit i jepet autoritet dhe pergjegjesi mbi keta sektorë.
Metodat e ndarjes ne sektorë jane:
ndarja ne sektorë sipas funksioneve
ndarja ne sektorë sipas veprimtarive
ndarja ne sektorë sipas prodhimit
ndarja ne sektorë sipas teritorrit dhe
ndarja ne sektorë sipas harxhuesve (konsumatoreve).
10.1.1. Ndarja ne sektorë sipas funksionit – nenkupton grupimin e perpjekjeve neper sektorë sipas aftesive te ngjashme profesionale, me ane te kesaj ndarje grupohen aktivitetet dhe detyrat qe dalin nga ndarja e punes. Kjo ndarje ben kombinimin e detyrave dhe aktiviteteve sepse ato duhet te jene te koordinuara.
10.1.2. Ndarja ne sektorë sipas veprimtarise – shpesh quhet edhe grupizim i aktiviteteve te lidhura me rrjedhen e punes. Departmentalizmi sipas veprimtarise e lehteson koordinimin sepse grupon specialistët qe kryejne faza te caktuara te punes.
10.1.3. Ndarja ne sektorë sipas prodhimit – eshte e perqendruar ne produktin dales (output). Esenca e kesaj ndarje qendrone ne ate se ben grupizimin e resurseve te nevojshme per prodhimin e nje produkti, ku edhe aktivitetet e punes orientohen ne qellim perfundimtar.
10.1.4. Ndarja ne sektorë sipas teritorrit – esenca e kesaj metode qendron ne grupizimin e aktiviteteve dhe puneve sipas shtrirjes hapsinore, ku ofiçinat e prodhimit, shitja dhe njesite tjera afariste organizative grupizohen sipas shtrirjes, qofte ne nivel kombetar qofte ne nivel nderkombetar.
10.1.5. Ndarja ne sektorë sipas konsumatoreve (bleresve) – sipas kesaj metode resurset dhe aktivitetet grupizohen sipas konsumatoreve te veçantë te prdukteve apo sherbimeve.
11. Gjeresia (vellimi) i menaxhmentit
Gjersia e menaxhmentit paraqet numrin e njesive te uleta te cilat me efikasitet mund ti mbikqyr nje menaxher.
Me rastin e shtimit horizontal behet shtimi i puneve dhe te punesuarve dhe kur ky shtim eshte i madh atehere nuk eshte e mundur qe keto pune ti mbykqyr nje menaxher, prandaj duhet angazhuar nje menaxher i ri, ne kete rast kemi dy bartes menaxherik qe dmth kemi shtim horizontal. Ne kete rast eshte e domosdoshme edhe shtimi i nje menaxheri tjeter i cili do te merret me koordinimin dhe mbikqyrjen e punes se bartesve menaxherik, ne kete rast kemi shtim vertikal.
Gjeresia e menaxhmentit ne fakt paraqet gjeresine e kontrrollit.
11.1. Faktoret qe ndikojne ne gjeresine e menaxhmentit
Faktoret me te rendesishem qe ndikojne ne gjeresine e menaxhmentit jane:
niveli i organizates
aftesia dhe kualifikimi i punonjesve dhe menaxhereve
qendrimi dhe personaliteti i menaxherit
shkalla e nderlidhshmerise se puneve
Niveli i organizates – ne gjeresine e menaxhmentit ndikon shtimi i niveleve hiearkike organizative.
Aftesia dhe kualifikimi i punonjesve dhe menaxhereve – menaxheri qe eshte i afte dhe i kualifikuar munde te mbikyqre me shume njesi (njerez), po ashtu edhe punetorët e ushtruar dhe te kualifikuar kerkojne numer me te vogel te mbikqyresve.
Qendrimi dhe personaliteti i menaxherit – ndikon ne fushen e perfshirjes se tij.
Shkalla e nderlidhshmerise se puneve – nese shkalla e nderlidhshmerise midis puneve eshte e larte distance ne menaxhment eshte me e vogel, ndersa nese punet jane relativisht autonome distance ne menaxhment duhet te jete e madhe.
11.2. Ndikimi ne strukturen organizative
Ne strukturen organizative ka ndikim gjeresia e menaxhmentit, kjo munde te shihet duke u mbeshtetur ne ngushtimin dhe zgjerimin e menaxhmentit. Struktura e pergjithshme munde te nderroje ne menyre te ndryshme varesisht prej ngushtimit apo zgjerimit te menagjmentit.
Nese menaxhmenti merr kahje te ngushtimit do te kemi piramiden e ngushte me maje të mbrehte (fig: 3.13 ne liber). Struktura e ngushtuar ka perparesite dhe te metat:
Perparesite: Te metat:
a) Mbikqyrja nga afer a) Superiorët jane te teper te inkuadruar ne punet e inferioreve
b) Kontrolli nga afer b) Nivele te shumta te menaxhmentit
c) Komunikimi i shpejte c) Shpenzime te larta per shkak te shume niveleve
midis “nen” dhe “mbi” d) Distance e madhe midis nivelit me te ulet dhe atij te larte
Ndersa nese menaxhmenti merr kahje te zgjerimit do te kemi piramide te ulet por te zgjeruar (fig: 3.14 ne liber).
Ne fund mund te themi se ngushtimi apo zgjerimi i menaxhmentit kane ndikim ne efikasitetin e menaxhmentit.
No comments:
Post a Comment