Thursday, February 6, 2014

K1

Qasja praktike e procesit te menaxhmentit



Jane tri elemente qe ndikojne ne funksionimin e organizates si: inputet (hyrjet, resurset, aksionet), procesi i transformimit dhe outputet (rezultatet, produktet, sherbimet).


P. Driker thote se veprimet e menaxhmentit perbeohen nga “organizimi sistematik i resurseve ekonomike”.


Menaxhmenti ne praktike duhet kuptuar si process i konvertimit te faktoreve hyres te organizates ne rezultate i cili mund te definohet permes kater fazave (POMK): Planifikimi, organizimi, motivimi dhe kontrolli. Procesin e menaxhmentit ne praktike mund ta kuptojme duke analizuar efektivitetin duke u mbeshtetur ne faktin se qfare karakteristikash te menaxherit jane te orientuara kah aksionet ne qfare ne rezultate.


Efikasiteti – eshte raport i rezultateve (outputeve) ndaj resurseve hyrese (inputeve)


Efektiviteti – paraqet arritjen e rezultateve te arritura nga pozita e menaxherit.



Nivelet hierarkike te veprimeve menaxheriale



Ne aktivitetet menaxherike ka nivele dhe pozita te ndryshme te menaxhmentit te cilat varen nga forma organizative, madhesia e organizates etj. Personat qe zene vend ne procesin e menaxhmentit fitojne edhe emertimin perkates.


         Niveli me i ulet i menaxhmentit – menaxheret e ketij niveli ndryshe quhen menaxher te linjes se pare ose mbikqyres, pra ai e mbikqyr punetoret, ky grup i menaxhereve ka dy role: ne njeren ane ai eshte si perfaqsues i menaxhmentit te hierarkise se larte, nga ana tjeter ai sherben si nje ure lidhese ne mes punetoreve dhe menaxhmentit te organizates. Numri i kertyre menaxhereve varet nda forma organizative dhe nga madhesia e organizates.


         Niveli i mesem i menaxhmentit – keta menaxher paraqiten ne organizatat ne ato raste kur ka numer te madh te menaxhereve te nivelit te ulet, pra keta menaxhere jane udheheqes te menaxhereve te nivelit me te ulet. Ky nivel ka menaxher te ndiryshem si: drjetoret e ofiqinave, shefat e njesive dhe sherbimeve etj.


Keta menaxhere te ketij niveli kane rolin e realizimit te faktorit integrues ne mes menaxhereve te niveleve te tjera.


         Niveli me i larte i menaxhmentit -  eshte niveli me i larte apo niveli ekzekutiv ne nje organizate. Detyrat e ketyre menaxhereve eshte jetesimi i politikave afariste te percaktuara nga keshilli drejtues apo pronaret e firmes.

No comments:

Post a Comment