Menaxhmenti si profesion
Kur jemi te menaxhmenti si profesion atehere hasim ne nje problem, ne ate se a eshte menaxhmenti diqka universale per te gjithe njerezit, pra qe mesohet apo njeriu lind me kete aftesi, perkunder kesaj mund te themi se menaxheri profesional duhet te kete njohuri dhe pervoje te nevojshme qe punen e vet ta beje me sukses, pa marre parasysh a egziston ndonje kodeks universal i sjelljes i cilli do ishte i zbatueshem per te gjithe.
Ne kuptim te pergjithshem mund te themi se menaxher profesional jane ata persona te cilet jane te ushtruar dhe te mesuar mire, te cilet e kane ndjenjen e pergjegjesise ndaj te tjereve dhe te cilet e pranojne faktin se gjate tere jetes duhet te mesojne e te shkollojne si veten ashtu edhe te tjeret.
Menaxhmenti si process
Funksionet kryesore te menaxhmentit jane:
1. planifikimi, 2.organizimi, 3. personeli, 4. udheheqja, 5. kontrolli
7.1. Planifikimi – ka te beje me zgjedhjen e detyrave dhe qellimeve te aksioneve me ndihmen e te cilave mund te arrihen ato. Perfshine marrjen e vendimeve perkatesisht zgjedhjen e drejtimeve te ardhshme te aksioneve midis alternativave te mundshme. Procesi para marrjes se vendimeve quhet studim planor, analize, propozim etj.
7.2. Organizimi – kryen funksionin e ndarjes se puneve dhe detyrave si dhe vendosjen e marrdhenjeve ne mes te punetoreve ne organizate.
Organizimi eshte pjese e menaxhmentit qe bene ndarjen e roleve per njerezit ne strukturen organizative te ndermarrjes.
Qelllimi i structures organizative eshte krijimi i ambientit te pershtatshem qe te realizohet veprimtaria e njerezve.
7.3. Personeli – me qellim te arritjes se qellimeve ne organizata personeli duhet te rekrutohet, ushtrohet dhe te zgjedhet. Funksioni i poltikes kuadrove qendron ne sigurimin e menyres se vleresimit, shpreblimit per pune, mbrojtja ne pune si dhe kujdesi per shendetin e personelit.
Politika kuadrove poashtu ka te beje me sigurimin e vendeve te punes ne strukturen organizativedhe mbrojtejen e ketyre vendeve te plotesuara.
7.4. Udheheqja – realizohet me njerez dhe nepermjet njerezve per arritjen e rezultateve te deshiruara. Menaxheri duhet te njohe sjelljen e njerezve ti motivoje ata, ti udheheqe drejte realizimit te qellimeve.
Udheheqja si funksion i menaxhmentit perfshine: motivimin, stilin e udheheqjes, qasjet e mundshme si dhe komunikimin.
7.5. Kontrolli – ka per qellim krahasimin e rezultateve te aritura me ato te planifikuara.
Menaxheri ben kontrrollin pasi plani tu shperndahet anetareve te organizates, ne kete menyre kontrolli mbyll rethin ciklik dhe jep informata lidhur me gjendjen ne ndermarrje.
Pra kontrolli mat suksesin ne raport me qellimet dhe planet, me te tregohet ku kemi ngecje apo ku jane tejkaluar normat dhe ndihmohet permiresimi i tyre.
No comments:
Post a Comment