Thursday, February 6, 2014

K3

8. Delegimi i punes dhe autoritetit



Koncepti i delegimit eshte mjafte i nderlikuar ai perfshine aktivitetet rreth dhenjes, percjelljes apo bartjes. Kur jemi te menaxhmenti, menaxheri i jep apo i bart detyra te caktuara ne forme te punes apo autoritetit.


Delegimi eshte mekanizem qe ben ndarjen e punes dhe te autoritetit, ku nga kjo ndarje dihen bartesit e pergjegjesise per aktivitete operative dhe menaxherike.


Procesi i delegimit perfshin tri faza:


ndarja e punes te punesuarve


dhenia e autoritetit per shfrytezimin e resurseve


krijimi i obligimeve (pergjegjesise) per pune.


Ndarja e punes – ka te beje me kufizimin e punetorit ne kryerjen e nje pune te caktuar nga teresia e punes.


Dhenia e autoritetit – kuptojme dhenjen e autoritetit si e drejte per te vendosur rreth shfrytezimit te resurseve per arritjen e qellimit.


Krijimi i obligimeve – eshte hapi i fundit i procesit te delegimit dhe njeherit faza kritike per suksesin e delegimit. Kur nje personi i jepet pune dhe autoritet ne nivel me te ulet hiearkik, kjo paraqet edhe obligim ndaj te deleguarit per ta kryer detyren. Procesi i delegimit te punes dhe autoritetit bent e mundur lirimin e personelit ne pozita te larta hiearkike, pra i kriojn menaxherit kohe te mjaftueshme per kryerjen e aktiviteteve ne lemin e koordinimit pa marre parasysh nivelet hiearkike.




                                     8.1. Parimet e delegimit



Parimet themelore qe delegimi te jete efikas jane:


Niveli i delegimit- puna dhe autoriteti u delegohet niveleve me te uleta hiearkike organizative, ne perputhje me aftesite e atyre qe iu delegohet (te nivelit me te ulet hiearkik), nese kjo arrihet atehere realizohet shfrytezimi i potencialeve te nevojshme njerezore


Pariteti i autoritetit dhe pergjegjesise – qe delegimi te jete efikas duhet qe autoriteti per shfrytezimin e resurseve te jete i barabarte me pergjegjesine qe u jepet te deleguarve (te nivelit me te ulet hiearikik), pra menaxheri nuk eshte pergjegjes deri sa nuk ka autoritet per shfrytezimin e resurseve.


Definimi i autoritetit dhe i komunikimit- qe koordinimi te jete efikas dhe i suksesshem duhet qe autoriteti dhe pergjegjesia te definohen qarte (me se miri ne forme te shkruar).


Perjashtimi– menaxheri duhet te veproje atehere kur ka ndonje problem qe shtrihet jashte fusheveprimtarise te asaj qe eshte pranuar me delegim.


Autoriteti absolute– personat e nivelit te larte hiearkik ndajne pergjegjesine per pune me personat e nivelit me te ulet hiearkik dhe jane pergjegjes per punen e tyre.




                9. Centralizimi dhe decentralizimi i menaxhmentit


      9.1. Kuptimi i centralizimit dhe decentralizimit te menaxhmentit



Ne kuptim te pergjithshem me centralizim kuptojme perqendrimin e pushtetit ne nje organ qenderor.


Sistemi i centralizur eshte teresi ku nje nensistem eshte dominant ne funksionimin e sistemit dhe cdo ndryshim ne pjesen qeverisese shkakton ndryshime ne tere sistemin.


Decentralizimi paraqet bartjen e pushtetit qeverises nga nivelet me te larta hiearkike ne nivelet me te uleta. Sistemi i decentralizimit paraqet teresine ku cdo nensistem qeveris ne menyre te pavarur.


Kur kemi rritje te shkalles se varshmerise kemi centralizim progresiv, ndersa kur kemi perkatesisht decentralizim progresiv.


Nga centralizimi dhe decentralizimi burojne keto parime te rendesishme:


Sa me i centralizuar te jete sistemi aq me shume duhet te sigurohet pjesa udheheqese nga faktoreet jostabil qe vijne nga mjedisi.


Sa me i decentralizuar te jete sistemi aq me shume kerkohet pavaresi dhe fleksibilitet, perkatesisht aftesi per zhvillim te autonomise se pjeseve.



           9.2. Esenca e kunderthenieve ndermjet centralizimit dhe decentralizimit                              


                                                   te menaxhmentit



Problematika rreth centralizimit dhe decentralizimit te menaxhmentit eshte e hershme gje qe eshte edhe sot ka disktuime rreth ketyre fenomeneve gati te te njejtit process.


Autore te shumte qe kane shkruar per centralizimin dhe decentralizimin kane pohuar se ne jeten ekonomike dhe shoqerore nuk munde te kete as centralizim as decentralizim te paster, por vetem nje kombinim i tyre.


Centralizim i paster dmth. heqje e cdo pavaresie qe qon ne shkaterrimin e menaxhmentit te sistemit. Ndersa decentralizim i paster dmth. pavaresi e plote e pjeseve qe qon po ashtu ne shkatrrimin e teresise.


No comments:

Post a Comment