Struktura organizative dhe tipet e menaxhmentit
Struktura organizative e ndermarrjes ndryshon ne menyre permamente, ku ndryshimi vjen nga tendencat shvillimore ne dy kahje:
Diferencimi i vazhdueshem i roleve organizative dhe
Integrimi i funksioneve te ndryshme
Qe keto dy kahje te harmonizohen, pra qe ndermarrja te funksionoje me sukses duhet te zgjidhen disa probleme:
Sa duhet lejuar specializimi i roleve te ndryshme te te punesuarve.
Deri ne çfare mase shkalle duhet standardizuat sjelljet e individit dhe grupit ne kryerjen e funksioneve.
Sa nivele autoritetesh duhet vendosur.
Në çfare mase duhet centralizuar-decentralizuar procesi i vendosjes.
Specializimi i roleve - behet duke grupuar detyrat qe lidhen me nje funksion ne ndermarrje, grupimi i detyrave quhet specializim funksional me te cilin krijohet struktura funksionale organizative.
Standardizimi i sjelljeve - nuk duhet te jete shume i ashper.
Nivelet e autoritetit - duhet te jene te varura nga veprimtaria e ndermarrjes.
Centralizimi-decentralizimi - varen poashtu nga lloji i veprimtarise, aktivitetet dhe madhesia e ndermarrjes.
Perparesite e decentralizimit shihen si vijon:
I mundeson “top” menaxhmentit qe te merret me problemet kryesore, ku problemet e vogla delegohen ne nivelet e uleta te menaxhmentit.
Vendimet taktike aprovohen me shpejte, duke ju mundesuar niveleve te uleta te menaxhmentit marrjen e vendimeve pa u konsultuar me “top” menaxhmentin.
Afteson nivelet e ndryshme te menaxhmentit qe te vendosin ne menyre te pavarur.
I motivon menaxheret e rinje per pune.
Dobesite e decentralizimit mund te jene:
Duhet kontroll plotesues per shkak te gabimeve te niveleve te menaxhmentit operativ
Duhet koordinim plotesues per nivelet e larta menaxherike qe te harmonizohen interesat parciale me ato te pergjithshme ne organizate
Kerkohet numer plotesues i menaxhereve te aftë.
19.1. Struktura organizative funksionale
Qe struktura organizative te jete funksionale duhet bere specializimi i roleve te te punesuarve, pra duhet bere ndarjen e detyres se teresishme ne disa grupe.
Struktura tipike organizative e ndermarrjes eshte ajo ku detyrat e teresishme ndahen ne kater grupe funksionale: prodhuese, te marketingut, financiar dhe te kuadrove.
Struktura organizative funksionale eshte karakteristike per ndermarrjet prodhuese, perparesite e kesaj structure eshte organizimi i njerezve ne ekipe sipas kualifikimit dhe arsimimit, pra sipas puneve qe i kryejne ne menyre qe te koordinohen dhe harmonizohen punet qe te arrihet sukses.
Dobesi e kesaj strukture eshte se ofiçinat e veçanta gjithmone synojne per ndarje si njesi te pavarura. (fig. 3.20)
19.2. Struktura organizative divizionale
Struktura organizative divizionale eshte karakteristike per ndrmarrjet qe kane aktivitete te ndryshme, qe kane lidhje me shume segmente te tregut dhe me shume qendra liferuese-destinuese. Strukture te tille me shume kane komanite multinacionale apo ndernacioanle qe ofrojne produkte dhe sherbime te llojeve te ndryshme. Shume shpesh ndermarrjet e veçanta afrojne ne menyre te pavarur prodhime ne vende te ndryshme, por ne treg paraqiten ne emer te kompanise “amë”, kompania “amë” kontrollon standarde dhe paraqitet ne treg te te “bijave” permes divizionit funksional.
Karakteristike e kesaj strukture eshte se mundeson decentralizimin, pra bart zotesin e vendosjes nga qendra ne kompani rajonale. (fig. 3.21.)
19.3. Struktura organizative matricore
Struktura organizative matricore eshte rezultat i koordinimit te aprovimit te vendimeve ne ndermarrjet e komlikuara, ku puna hulumutuese zhvillimore eshte aktivitet kryesor.
Ketu hyjne institucionet shkencore, hulumtuese, kosmike, avioindustria dhe disa veprimtari te industries ushtarake.
Karakteristike e kesa strukture eshte shkalla e larte e decenetralizimit. Menaxheret funksional kryejne aktivitete per mbajtjen ne pune te ekipeve projektuese siq jane: financimi, prodhimtaria, furnizimi me lende te pare, rekrutimi i kuadrit etj. Keta menaxhere jane njerez te shkences, ekspert e te ngjashem. Ne kete strukture organizative mund te themi se menaxheret e e ketyre ekipeve kane me teper karakter koordinues se sa qeverises.
Karakteristike tjeter e kesaj strukture eshte se ben kombinimin vertikal te linjave komunikuese dhe autoriteteve me linja horizontale.
Si dobesi e kesaj strukture njihet mundesia e konflikteve lidhur me vendosjen e resurseve njerezore midis ekipeve hulumtuese. (fig. 3.22.)
19.4. Struktura organizative pirmaidale
Tipi pyramidal paraqet tipin më autoritativ te menaxhmentit. Ketu urdherat dhe informatat levizin nga pika me e larte (drejtori i pergjithshem, kryetari), neper linjen e pare te menaxhmentit (anteater e keshillit drejtues), pastaj neper linjen e mesme funksionale (funksionet ekzekutive), deri te shefi i administrates apo kryepunetori ne prodhim. (fig. 3.23.)
Perparesi e ketij tipi eshte thjeshtesimi i linjave urdheruese dhe dihet kush per cilat vendime mban pergjegjesi.
Karakteristike e kesaj strukture eshte sepse ai eshte sistem i centralizuar i vendosjes.
19.5. Struktura rrjetore organizative
Ky tip eshte i organizauar sipas parimit te ndertimit te rrjetes se tenisit.
Kjo strukture rrjetore ka shkalle te larte te decentralizimit te procesit te vendosjes dhe delegimit te autoritetit ne nivele me te uleta.
Niveli me i larte e humb rolin qeverises, ndersa fiton funksionin e perfaqesimit te ndermarrjes ne mjedis.
Anetaret e “top” menaxhmentit jane bartes themelor te pushtetit ne ndermarrje, ata zotesin e vet mund ta bartin ne nivele me te uleta qeverisese, ndersa informatat livizin net e gjitha drejtimet nga lart poshte dhe anasjelltas. (fig. 3.24.)
19.6. Tipi i menaxhmentit “Rrjeta e marimanges” (web)
Ky tip i menaxhmentit i gjason rrjetes se marimanges, paraqet tipin e ndertimit te barabart hotzontal, ky tip faktoret organizativ i shperndan ne nivele te barabarta.
Te ky tip i menaxhmentit, menaxhmenti eshte plotesisht i decentralizuar. Qendra e rrjetes paraqet kulmin e ndermarrjes e cila ben koordinimin e funksioneve. Qarkullimi i informatave dhe te dhenave eshte i lire ne te gjitha drejtimet, ndersa vendimet aprovohen ne menyre te perbashket. (fig. 3.25)
19.7. Tipi i shperndare i mneaxhmetit (cluster)
Te tipi i shperndare menaxhmenti eshte plotesisht i decentralizuar, informatat qarkullojne ne te gjitha drejtimet, nivelet hiearkike jane te barabarta horizontale.
Zotesia eshte e shperndare net e gjitha nivelet, procesi i vendosjes kryhet ne menyre te perbashket.
Karakteristike e tipit “cluster” eshte shkalla e larte e fleksibilitetit dhe adaptimit, mund te zbatohet me sukses ne biznese te vogla dhe te mesme qe kane rrethinë turbulente-te ndryshueshme. (fig. 3.27.)
No comments:
Post a Comment