4.4.4. Teknika “Delphi”
Teknika “Delphi” eshte nje teknike mjafte e rendesishme ne procesin e vendosjes, perbehet prej disa fazave ku behet harmonizimi i ideve te propozuara te cilat leshohen me shkrim nga ekspertet e fushave te caktuara.
Harmonizimin e ideve e ben keshilli drejtues i organizates apo ndonje ekip koordinues.
Procesi i harmonizimit te ideve dhe mendimeve te eksperteve behet deri sa te caktohen idete me te mira ne procesin e vendosjes.
4.4.5. Vlerat personale dhe perparesite
Vlerat personale dhe perparesite kane ndikim ne planifikimin strategjik dhe vijne nga burime te ndryshme (jo vetem nga udheheqesit e organizates). Ndryshimet ne shijet e konsumatoreve, zgjedhja midis cilesise dhe cmimit, cmimit dhe sherbimeve si dhe kostoja e mbajtjes se ambientit kane rendesi per organizaten.
Ndikimi i vlerave personale verehet edhe ne fushen e reklames propaganduese etj.
Vlerat personale dhe perparesite pa marre parasysh formen, burimin dhe arsyen e realizimit jane medalje me dy ane. Ne njeren ane ato munde te permirsojne planifikimin strategjik, duke krijuar perparesi diferenciale ndersa ne anen tjeter munde te kufizojne qelllimin dhe strategjine e organizates.
Planifikimi strategjik
Me njohjen e qellimeve te organizates fillon hartimi i planeve me te cilat do te realizohen keto qellime. Menaxheri i organizates duhet te formuloje strategji me te cilen do te realizohen qellimet e organizates, qellimi i fundit (caku).
Strategjia e menaxherit i krijon epersi ndaj konkurenteve, si dhe mundesine e perqendrimit te resurseve qe te shfrytezohen me efikasitet.
Perparsite diferenciale – me qellim qe firma te kete pozite me te mire ne nje mjedis te caktuar menaxheri zgjedh piken, fushen e caktuar ne te cilen firma me se miri mund te egzistoje dhe te perparoje. Zgjedhja e pikes (pozites) se caktuar paraqet luften per perparesi diferenciale.
Perparesite diferenciale krijohen nga shume faktore si: cilesia e produktit, informatat, sherbimet, cmimet, perparesite ne afarizem etj.
Produktet e ngjashme shitesi mund te ndryshoje ashto qe ato te dallohen ne mes veti. Ndryshimi i tille munde te jete real ose fiktiv (i kenaqur ne imagjinaten e njerezve).
Planifikimi operativ
Natyra e planifikimit operativ
Planifikimi operativ ka per qellim krijimin e planeve specifike (afatshkruta) dhe buxhetit qe te pergaditemi per ngjarjet e ardhshme.
Planifkimi operativ perfshine:
Mbledhjen e informatave
Vleresimin e varianteve te mundshme dhe
Zgjedhjen e drejtimit me te suksesshem per veprim
Drejtimet e percaktuara per veprim jane te precizuara ne teresine e planeve e te buxheteve per periudha te caktuara operative (muaji, tremujori, gjashtemujori, viti etj).
Planet dhe buxheti na mundesojne menyren se si te behet furnizimi, renditja, shfrytezimi i resurseve per realizimin e ndonje qellimi.
No comments:
Post a Comment