Teknikat e vendosjes
Kohet e fundit jane zhvilluar teknika dhe paisje te ndryshme qe ndihmojne ne procesin e vendosjes. Per fazzen e definimit te problemit jane zhvilluar teknika qe mundesojne solucione dhe vrojtime te ndryshme.
Teknikat e reja ne procesin e vendosjes ndihmojne shume ne largimin e pasigurise dhe paqartesise.
4.4.1. Kerkimet operacionale (KO)
KO – paraqesin lidhshmerine e teknikave te ndryshme per zbatimin e metodave shkencore ne zgjedhjen e problemit. Pra esenca e KO qendron ne shfrytezimin e modeleve shkencore per te paraqitur situate reale. Ne kerkimet operacionale si teknika hyjne: a) analiza rrjetore; b) analiza e rrezikut; c) teoria statistikore e vendosjes.
Hapat themelor ne zbatimin e kerkimeve operacionale te teknikes ne vendosje jane:
formulimi i problemit i lidhur per sistemin afarist
konstruktimi i modelit matematikor te sistemit
zhvillimi i varianteve nga modeli
testimi i modelit
percaktimi i mekanizmave “feed-back”
zbatimi i variantit.
4.4.2. Teknika “druri” ne vendosje
Teknika druri paraqet “harten” e zgjedhjeve te mundshme neper faza te ndryshme te procesit te vendosjes.
Kjo teknike eshte e pershtatshme kur nga menaxheri kerkohet marrja e vendimeve te cilat ndikojne ne fazat e njepasnjeshme te procesit te vendosjes.
Perparesia e kesaj teknike eshte ne procesin e aprovimit te vendimeve strategjike (kur ka dy vendime dhe dihet realizimi i tyre neper faza) atehere mund te nderprehet puna edhe para fazes se implementimit.
Me ane te kesaj teknike mundesohet kalimi nga nje variant ne tjetrin pa perfunduar procesi i vendosjes.
4.4.3. Teknika “Brainstorming”
Karakteristike e kesaj teknike eshte pjesmarrja e madhe e njerezve ne vendim marrje.
Sipas kesaj teknike ne procesin e vendim marrjes nuk duhet te marre pjese vetem “top” menaxhmenti po edhe njerez te tjere. Arsye e forte per kete eshte se kreativiteti si dhurate e natyres nuk gjendet vetem ne nje grup apo strukture porn e te gjitha nivelet e organizates.
No comments:
Post a Comment