7.3. Autoriteti linjor
Autoriteti linjor krijohet me shtimin vetikal pra me zhvillimin e niveleve te reja hiarkike krijohen edhe nivele te reja autoritetesh qe shtrihen nga niveli me i larte e deri te niveli me i ulet organizativ.
Pra autoriteti linjor paraqet cdo autoritet te krijuar sipas bazes hiearkike “nën” ose “mbi” sturkturen e pergjithshme.
Raportet e autoritetit linjor ekzistojne midis udheheqesit te sherbimit te kuadrove dhe te punesuarve si urdhermarres.(Aplikohen tek te dy format e udheheqjes piramidale (edhe tek udheheqja e ngushte edhe tek ajo e gjera/ zakonisht jane me efikase tek udheheqja piramidale e gjere per shkak te linjes me te gjere autoritative)
7.4. Autoriteti i personelit ndihmes(eshte nje autoritet keshilledhenes/ zakonisht perdoret per menaxheret ekzekutiv te cilet udheheqin nje agjencion te caktuar, mirepo keta keshillues nuk kane te drejte qe te urdherojne stafin e menaxhereve qe jane nen hirearkine e menaxherit ekzekutiv, por vetem kane te drejte te japin keshilla te pergjithshme profesionale)
Autoriteti i personelit ndihmes nuk kane autoritet te definuar me kritere te caktuara organizative, por më teper sherbejne si keshilldhenes ne situata te ndryshme.
Personeli ndihmes profesional – paraqet mjetet ndihmëse qe sherbejne per levizjen e organizates nga nje gjendje ne gjendje tjeter.
Ekzistojne lloje te ndryshme te njesive me personel ndihmes por me te rendesishme jane:
a) personeli ndihmës personal
b) personeli ndihmës i specializuar.
Personeli ndihmës personal – ekziston ne nivele te larta hiearkike, shpesh quhen edhe asistent te personit te caktuar (menaxherit), ose dora e djathte atij personi. Ketu duhet bere edhe dallimin qe egziston ne mes ndihmesit dhe asistentit si bartes te autoriteteve te ndryshme. Derisa ndihmesi bart autoritetin linjor qe mbeshtetet ne nivele hiearkike organizative dhe vepron per dhe ne emer te udheheqesit (menaxherit), asistenti eshte personel ndihmes qe qendron jashte autoritetit linjor.
Personeli ndihmës i specializuar – kryen pune te specializuara qe dalin nga natyra e ndelikueshmerise se shoqerise industriale. Personeli ndihmes i specializuar kontribuon ne lemin e njohurive te reja dhe keshillave ne limin organizativ. Funksionet e ketij personeli jane te ndryshme duke filluar nga punet qe i kryen menaxheri linjor e deri te punet e ndryshme specifike.
Parimet themelore te raporteve te autoritetit realizohen duke u mbeshtetur ne dy koncepte themelore organizative:
a) Hiearkia e autoritetit – qe puna te koordinohet ne menyre efikase kerkohet lidhje vertikale e autoriteteve
b) Mbikqyrja unike – per te zvogluar dhe shmangur konfliktet urdhermarrese duhet te kete vetem nje mbikqyrje superiore per te kryer detyra te caktuara.
No comments:
Post a Comment