14.3.2. Strategjite – ndahen ne tri kategori themelore:
E para: keto ndryshime i inicon menaxhmenti dhe realizohen neper nivele hiearkike nga niveli me i larte. Sipas ketij parimi menaxhmenti e kupton kerkesen per ndryshime prandaj ai ndermerr masa duke ndryshuar metodat, politikat apo praktikat afariste. Keto ndryshime munde te jene psh. pranimi i kuadrit te ri, zhvillimi i produktit te ri, marrja e paisjes se re etj., keto ndryshime i inicon niveli me i larte i menaxhmentit dhe pas konsulltimit me nivele tjera fillon realizimi i tyre.
E dyta: njohja e kerkeses duke pranuar konsulltimet nga jashte, qofte nga ndonje kuader i specializuar, miqte afaristë apo bashkpunetoret.
E treta: ketu njohja dhe realizimi i ndryshimeve behet me pune te perbashket ku perfshihen grupimet apo individet e jashtem apo te brendshem, sipas kesaj njerezit me lehte dhe pa rezistuar fort do ti pranojne ndryshimet nese jane kyqur ne kete process.
14.3.3. Metodat – me udheheqjen e ndryshimeve ekzistojne dy metoda me te cilat realizohen ato ndryshime:
a) Ushtrimet per zhvillimin e vetëkritikes
b) Zhvillimi organizativ
Ushtrimi per zhvillimin e vetëkritikes – bazohet ne zhvillimin personal te individit.qellimi i ushtrimit eshte qe njeriun ta zhvilloje si potencial te vetëdijshem individual, dhe ai te njihet nga te tjeret si subjekt. Ushtrimi mund te behet jashte vendit te punes, ne grupe, ku behet kembimi i pervojave nen mbikqyrjen e ndonje instruktori me pervoje ku fitohen aftesite individuale dhe mundesi per ta njohur vetveten dhe te tjeret.
Zhvillimi organizativ – nuk bazohet ne ushtirmin dhe zhvillimin e individit por perfshine grupe te medha apo realizimin e ndryshimeve aty ku dy grupe gjenden ne kundershtim.
Ketu perfshihen edhe konsulantët apo specialist te ndryshem, te cilet punojne ne grupe ku japin sqarime, definime apo bejne ushtrime me anetarin e grupit qe ata me lehte te pranojne realizimin e ndryshimeve.
15. Organizimi si ambient i menxhmentit
Organizimi behet per nevoja te njerezve ku per te funksionuar atyre u duhet edhe menaxhmenti.
Menaxhmenti ndihmon funksionimin e organizimit qe do te thote se menaxhmenti eshte i orientuar ne plotesimin e nevojave te njerezve.
Ka disa lloje karakteristikash per te gjitha format organizative:
Duhet te ekzistojne qellimet qe tenton ti realizoje
Duhet te ekzistoje kerkesa e perbashket dhe e pranueshme qe njerezit te bashkohen-organizohen
Anetaret e organizates kane nevoje per mjete dhe resurse me te cilat do te punojne, veprojne per ti arritur qellimet
Eshte e domosdoshme struktura organizative qe te koordinoje aktivitetet per te arritur qellimet
Per te arritur rezultat-efekte duhet te ekzistoje dikush i cili do te orientoje individin-grupin dhe faktoret tjere per te arritur realzimin e qellimeve te caktuara.
Menaxhmenti e arsyeton ekzistimin e vet si aktivitet qeverises vetem atehere kur ai ploteson nevojat e individit-grupit te dalluara nga forma organizative.
16. Resurset
Organizata si sistem prodhues e humb kuptimin nese nuk posedon resurse, resurset jane inpute te organizates, te cilat transformohen ne sherbime apo produkte te deshiruara.
Resurset mund te jene: resurse monetare, resurse fikse, resurse per shfrytezim afatshkurter (variabile) dhe resurset njerezore.
17. Organizata dhe mjedisi (rrethina)
Mjedisin munde ta definojme si institucion apo fuqi te natyres ekonomike, shoqerore, teknologjike, dhe politike qe eshte jashte kontrollit te drejtëpërdrejtë te menaxhmentit.
Gjate histories se zhvillimit menaxhmenti ne forma te ndryshme eshte mundur te ndikoje ne mjedisin e tij por pa sukses, psh: udheheqesit e kompanive te medha amerikane perpiqen te ndikojne ne politiken fiskale amerikane po pa sukses sepse gjdo gje varet nga vendimet politike.
Pra organizata vepron ne mjedis por edhe mjedisi ndikon dhe vepron ne organizate. Aktiviteti i menaxhmentit padyshim duhet kuptuar si pjese e mjedisit.
Per nga akpekti i vrojtimit mjedisi mund te jete i ndryshem si:
Mjedisi teknologjik
Mjedisi ekonomik
Mjedisi nderkombetar
Mjedisi shoqeror
Mjedisi politik
17.1. Mjedisi teknologjik
Me mjedis teknologjik kuptojme gjendjen e njohurive tona per krijimin dhe shfrytezimin e mjeteve dhe paisjeve.
Teknologjia e kuptuar si mjedis i organizates ku ndikon ne procesin e vendosjes menaxherike, kjo ne praktike mund te shihet nga nderrimi i metodave prodhuese dhe metodave tjera ne procesin afarist.
17.2. Mjedisi ekonomik
Mjedisi ekonomik eshte faktor i rendesishem per organizaten dhe menaxhmentin dhe mund te kuptohet qoftë si rrezik apo pershtatshmeri.
Perparesite dhe rreziqet qe vijne nga mjedisi ekonomik jane pjese e lojes se organizates dhe ajo here i shfrytezon epersite por edhe perballet me rreziqet qe vijne nga konkurenca, çmimet, oferta, kerkesa etj.
17.3. Mjedisi nderkombetar
Mjedisi nderkombetar eshte faktor i rendesishem sidomos per kompanite multinacionale.
Ne mjedisin nderkombetar hyjne faktoret e natyres ekonomike, politico-shteterore, sociale, nderkombetare, ndikimi i qeverive, kursi i valutave- devisor, stabiliteti eknomiko-politik nderkombetar, tregu me te gjitha karakteristikat imamente (oferten, kerkesen, çmimet etj).
Mjedisi nderkombetar ndikon ne subjekte por edhe subjektet ndikojne ne te duke formuar struktura te caktuara te mjedisit nderkombetar. Ekzistojne keto segmente ne kuadrin e mjedisit nderkombetar:
a) Tregu d) Klima politike dhe
b) Resurset e) Vlerat kulturore
c) Teknologjia
17.4. Mjedisi shoqeror dhe politik
Mjedisi shoqeror dhe politik i organizates dhe ndikimi i tij ne menaxhment eshte i rendesishem per krijimin e pasqyres se sistemit te teresishem prodhues organizativ.
Ndikimet shoqerore ne organizate verehen nga qendrimet, normat, vlerat dhe pervojat qe gjenden ne shoqeri te caktuara.
Qendrimet dhe normat shoqerore mund te gjenden jashte kontrollit te menaxhmentit, por ndihmojne ne percaktimin e qellimeve, strategjise dhe procesit te vendosjes menaxherike.
Edhe institucionet politike jane aspekte te veqanta te mjedisit organizativ dhe menaxherik
Mjedisi politik paraqet rrjetin e gjere te akpektit normative-shteteror te nje mjedisi shumëdimenzional, qe ndikon ne veprimet dhe aksionet e organizates dhe ne zhvillimin e aktivitetit te saj.
18. Vetite e organizes
Sjellja e pershtatshme – ogranizatat funksionojne dhe ekzistojne per realizimin e ndonje qellimi. Aktivitetet dhe menaxhmenti duhet te jene te lidhura me qellimet e organizes, kjo paraqet vetin e sjelljes se pershtatshme.
Çiltëria-hapja ndaj rrethit – qellimet e organizates u nenshtrohen ndikimeve te rrethit, ndikimet e rrethit mund te jene ekonomike, politike, shoqerore e te ngjashme. Funksionimi i organizates vleresohet me plotesimin e nevojave te rrethit ne kuptimin prodhues, sherbyes apo informative.
Transformimi i resurseve – organizatat bejne transformimin e resurseve ne predukte dhe sherbime me karakter ekonomik apo shoqeror. Per tu bere transformimi i resurseve kryhen aktivitete mendore dhe fizike.
Struktura e lidhshmerise – pasi organizata perbehet prej njesive funksionale dhe organizative qe dalin nga ndarja e punes, atehere per kryerjen e veprimtarise dhe shfrytezimin e resurseve duhet bere harmonizimi dhe integrimi i aktiviteteve dhe detyrave per realizimin e qellimeve.
Pershtatshmeria dhe rregullimi – pasi organizata eshte sistem i hapur ajo duhet te krijoje lidhje prapavajtese si informata kthyese mbi rrethin dhe proceset e vet ate brendshme transformuese. Pra marrdhenjet midis funksioneve te organizates dhe marrdhenjet e organizates me rrethin duhet te percjellen dhe kontrollohen per realizimin e qellimeve
Sinergjia – ne organizate duhet te ekzistoje lidhje e tille qe ajo me mire te funksionoje si teresi sa sa si pjese te veqanta.
No comments:
Post a Comment