Thursday, February 6, 2014

K3

           9.3. Faktoret qe ndikojne ne vendimin mbi centralizimin – decentralizimin



Vendimi mbi centralizim-decentralizim paraqet zgjedhjen e faktoreve qe munde te qojne ne permisimin apo keqësimin e efikasitetit organizativ.


Çeshtja e centralizimit-decentralizimit perfshine edhe idene e delegimit te autoritetit.


Te centralizimi kemi shkalle te ulet te delegimit te autoritetit, vendimi merret ne nivele te larta organizative.


Te decentralizimi nje pjese e madhe e autoritetit eshte e deleguar, perkatesisht vendimet e niveleve te larta merren edhe aprovohen nga nivelet e uleta organizative.


Tere ajo qe shkon ne rritjen e rolit te niveleve te uleta eshte decentralizim, ndersa ajo qe shkon kah zvogelimi i rolit te niveleve te uleta eshte centralizim.


Faktoret qe ndikojne mbi centralizimin-decentralizimin jane:


shpenzimet e nevojshme


nivelin e nevojshem per uniformimin organizativ


aftesine e niveleve te uleta organizative dhe


ndikimin e faktoreve qe vijne nga mjedisi ekonomik, shoqeror politik dhe etnik.


                                      


9.4. Tipet e decentralizimit



Varesisht prej aktivitetit dhe veprimtarise se struktures organizative ndryshojne edhe nivelet e centralizimit-decentralizimit. Psh: prodhimi dhe shitja kerkojne shkalle te larte te decentralizimit sepse kerkohet marrveshja e vendimeve aty per aty, ndersa investimet kerkojne centralizim, sepse kontrolli qendror eshte i nevojshem per sigurimin e kapitalit (investimet e medha).


Ekzistojne tri qendra te decentralizimit:


qendra e shpenzimeve


qendra e fitimit


qendra e investimeve


Decentralizimi sipas qendrave te shpenzimeve – paraqet delegimin e autoritetit per shfrytezimin e resurseve sipas kufizimeve buxhetore.


Decentralizimi sipas qendrave te fitimit – paraqet delegimin e pergjegjesise per rezultate.


Decentralizimi sipas qendrave te investimeve – paraqet delegimin e pergjegjesise per sigurimin, shfrytezimin dhe shpenzimin e resurseve per dedikim te caktuar. 


No comments:

Post a Comment