Planet e veqanta
Planet e veqanta jane te kufizuara sa i perket afateve kohore. Edhe keto plane si planet e qendrueshme sherbejne si udherrefyes per vendimet e menaxherit si dhe per harmonizimin e punes ne organizate.
Ne planet e veqanta perfshihen keto fusha:
shitja
prodhimtaria
resurset
financat
Buxhetet
Buxhetet paraqesin mjetet per formulimin sasior te planeve ne fusha te caktuara. Gjate planifikimit te buxhetit buhet bashkimi i te gjitha operacioneve te organizates ne baze te faktoreve te perbashket te te gjitha planeve paresore.
9.1 Buxheti me bazen fillestare zero – eshte forme e planifikimit te buxhetit qe mbeshtetet ne qellimet e ardhme e j one ato paraprake. Ne vend qe te merren te dhenat nga buxheti paraprak, buxheti me baze fillestare zero e shtyne menaxherin qe te beje revidimin e qellimeve te tashme te veprimtarise.
Planifikimi afatgjate dhe buxheti
Planifikimi afatgjate ka te beje me periudha ma te gjata kohore, mesatarisht pese vite. Faktore kufizues ne planifikimin afatgjate eshte sepse saktesia e parashikimit bie, dmth sa me e gjate te jete periudha e parashikimit aq me i veshtire eshte parashikimi sepse me lehte eshte ta parashikojme gjendjen per nje muaj se sa per nje vit.
Parimet themelore te planifikimit afatgjate dhe buxhetit jane:
Formalizimi i problemit te planifikimit
Zona kohore e planifikimit
Integrimi i planeve
Formalizimi i problemit te planifikimit – nese praktikohet qasja formale organizative e planifikimit afatgjate puna eshte me e suksesshme.
Zona kohore e planifikimit – behet per kthimin optimal te mjeteve te deponuara ne resurse.
Integrimi i planeve – planet operative dhe buxhetet duhet te integrohen ne teresine e planeve qe te ndihmoje ne qellimet afatgjata dhe ne planet strategjike.
10.1. Bazat per buxhetim te suksesshem
Me buxhetim kuptojme krijimin e buxhetit si plan, zbatimin e tij dhe masat e krahasimit e kontrollit.
Buxhetimi eshte koncept i rendesishem ne lemin e planifikimit si dhe veprimtari menaxherike elementare.
Buxheti si baze per ndarje ne nivele te pergjegjesise
Buxheti siguron resurset e nevojshme per realizimin e qellimeve te percaktuara me pare. Pra buxheti i jep menaxherit zotesine qe te qeverise me resurse qe te realizohen qellime. Pasi zotesia munde te shprehet ne menyre sasiore atehere lehte munde te behet vleresimi i punes. Pra menaxheret e fushave- niveleve te ndryshme munde te ndahen sipas nivelit te pergjegjesise.
Krahas ndihmes qe buxheti i jep menaxherit ne planifikim dhe kontroll ai bent e mundshem edhe shkalle te caktuara te koordinimit te veprimtarise.
Particimi ne buxhet – nje buxhet do te jete i suksesshem nese net e marrin pjese te gjithe ata qe varen nga ai.
Buxheti i arritshem (i mundshem) – buxheti percakton qellimet per perparim dhe zhvillim per keto qellime duhet te jene te arritshme.
Buxheti i ndryshueshem – shpesh ndodh krijimi i buxheteve per situata te caktuara, prandaj aftesia per pershtatje ndaj ndryshimieve eshte shume e rendeshme.
Nga te gjitha keto mund te vijme ne perfundim se planifikimi operativ ka te beje me mbledhjen e informatave, vleresimin e varianteve si dhe zgjedhjen e drejtimit me te frytshem per veprim, planet e qendrueshme u mundesojne menaxhereve qe planet ti realizojne me sukses, ndersa buxheti paraqet shprehejn cilesore te vendimeve opreacionale dhe planeve.
No comments:
Post a Comment