Thursday, February 6, 2014

2.Planifikimi

  Planifikimi



Planifikimi si funksion i menaxhmentit



Planifikimi eshte funksioni i pare i procesit te menaxhmentit net e ciclin behet zgjedhja e drejtimit me efikas te aksioneve me qellim te sigurimit, shfrytezimit, vendosjes apo zevendesimit te resurseve ne organizate.


Me planifikim nenkuptojme parashikimin e te ardhmes ne menyre qe te jemi te gatshem ndaj ndryshimeve, pra planifikimi paraqet percaktimin e detyres apo menyren se sit e arrihet atje.


Planifikimi paraqet zhvillimin sistematik te programeve me synim te arritjes se qellimeve te caktuara me ane te analizave, seleksionimit te mundesive etj.


Planifikimi kalon neper pese faza:


1.Definimi i qellimeve – qellimet duhet te jene te qarta dhe te arritshme per organizaten;


2. Percaktimi i te gjitha mundesive – per tu arritur qellimet e definuara duhet te zgjedhet rruga me e drejte, pasi shpesh gjate analizes del qe rruga e zgjedhur ka plote te meta dhe e kunderta;


3. Zgjedhja e alternatives me te mire – me ane te intuites dhe eleminimit gradual zgjedhet alternative me e mire;


4. Zhvillimi i alternatives se zgjedhur – per arritjen e qellimeve me ane te alternatives se zgjedhur eshte i nevojshem numer i konsiderueshem i nensistemeve te planifikimit;


5. Aktivizimi i planeve – planet aktivizohen me aktivitete afatshkurta, afatgjata perkatesisht taktike dhe strategjike.

No comments:

Post a Comment